Në Shqipëri arrestohet një shtetas i Kosovës i dyshuar se ka luftuar në Siri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Shqipëri arrestohet një shtetas i Kosovës i dyshuar se ka luftuar në Siri

    Insajderi
    30 December 2016 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shqipërisë thotë se e ka arrestuar një person nga Kosova, i cili ishte i kërkuar për dyshime se ka luftuar së bashku me grupe terroriste në Siri.

    Në kumtesën e djeshme të policisë thuhet se 30 vjeçari, Enos Begolli, nga Mitrovica, është arrestuar nga forcat anti-terror të Shqipërisë dhe i është dorëzuar policisë së Kosovës, raporton agjencia AP nga Tirana.

    Në kumtesën e policisë theksohet, po ashtu, se Begolli ishte i kërkuar në Kosovë, ku ishte i dënuar me 4 vjet burg për shkak se ishte luftëtar i një grupi terrorist islamik në Siri.

    Disa qindra shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria konsiderohet se u janë bashkuar grupeve ekstremiste islamike dhe ende janë aktive me grupet në Siri dhe Irak, raporton AP.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark