Në Shqipëri nënshkruhet kontrata për qeranë prej 1 euro – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Shqipëri nënshkruhet kontrata për qeranë prej 1 euro

    Insajderi
    13 April 2017 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, e Shqipërisë kanë nënshkruar kontratën e qerasë me tarifën simbolike 1 euro me kompaninë “Rozafa” lidhur me objektet dhe truallin e  Agjencisë së Rezervave Materiale të Shtetit, që gjenden në Elbasan.

    Marrëveshja  ka të bëjë me sipërfaqen e përgjithshme prej 52 mijë e 514 metra katrorë, në të cilën pritet që kompania të investoj duke i shndërruar në fabrika për përpunimin e peshkut.

    Ministrja Milva Ekonomi tha se kjo ministria e ka në prioritet që të gjitha pronat që janë shtetërore, të lëna diku në harresë, të rikthehen dhe të vitalizohen, duke i dhënë mbështetje sipërmarrjes.

    “Kontrata që nënshkruam sot është një kontratë e re, me tarifën simbolike 1 euro kontrata, në fushën e përpunimit të peshkut, por aktiviteti ekonomik do të jetë në disa nën sektorë të përpunimit”, tha Ekonomi, shkruan Monitor.al.

    “Aktualisht sot kemi rreth 1000 njerëz që merren me peshkimin në det dhe ata gjenerojnë punësim në raportin 1 me 3 apo 1 me 4. Kështu që përpunues peshku në Shqipëri sot kemi rreth 3000-4000 persona që punojnë në këtë sektor” tha Ekonomi.

    Nga ana tjetër pronari i “Rozafës”, tha se do të investojë në total 86 milion e 662 mijë 656 lekë, i cili do të përfundojë brenda vitit 2019.

    Gjithashtu, ai tha se deri në fund të vitit 2019, do të punësojnë rreth 130 punonjës.

    Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e Shqipërisë ka nënshkruar gjithsej 21 Kontrata  nga 1 euro ku 11 janë kontrata ndërtimi ndërsa 10 kontrata përpunim aktiv i mallrave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark