×
  • Lajme
  • Insajderi

    Në Shqipëri nuk është konfirmuar ende varianti britanik, në Kosovë prezent nga 5 janari

    Insajderi
    02 February 2021 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 29 janar, ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, bëri të ditur se 3 pacientë kanë rezultuar pozitiv me variantin e ri anglez të COVID-19.

    Prezenca e mutacionit të ri u konfirmua pasi 30 mostra të infektuara me koronavirus u dërguan për hulumtim në Berlin më 18 janar.

    “Zyrtarisht i kemi rastet e para të infektuara në Kosovë. Këto mostra të cilat kanë dalur pozitive kanë qenë pozitive me 5 janar. Infektimi i këtyre personave ka ndodhur në fillim të vitit. Shqetësim ka në gjithë botën për shkak të varianteve, por duhet të kemi parasysh që ndryshimet gjenetike janë normale të viruset. Koronavirusi është koronavirus dhe mutacionet ndodhin gjithmonë”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

    Mutacioni britanik i koronavirusit është shfaqur edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi. Ndërkohë në Shqipëri ende nuk është konfirmuar asnjë rast me këtë variant.

    “Ne jemi të përgatitur. Kemi tre skenarë që i kemi bërë të ditur. Skenari i parë është ai i 14 muaj. Skenari i dytë është 18 muaj. Skenari i tretë është 24 muaj. Ne jemi të përgatitur të vazhdojmë me skenarin e parë. ISHP sikurse ka informuar dërgon në mënyrë të vazhdueshme mostra për variantet dhe punën e tyre në vazhdimësi. Deri tani nuk kemi raste të varianteve të reja të COVID. Puna është duke vazhduar. Jemi në situatë delikate”, ka thënë ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark