Në Shqipëri OJQ-të mbledhin fonde për fëmijët në Siri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Shqipëri OJQ-të mbledhin fonde për fëmijët në Siri

    Insajderi
    04 January 2017 - 08:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri e kanë filluar një fushatë 10-ditore për mbledhjen e fondeve për fëmijët në Siri.

    Kjo nismë është marrë dje nga Qendra për Bashkëpunim Ndërfetar dhe Kryqi i Kuq i Shqipërisë në qytetin e Elbasanit, ndërsa një xhami lokale e ka dhënë kontributin e parë prej 500 mijë lekësh apo 3 mijë 634 eurosh.

    Sokol Lulgjuraj nga Qendra ndërfetare tha se të hollat do të dërgohen në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhënën e Kuqe, që operojnë në Siri, “për të dhënë një ndihmë modeste për fëmijët sirianë, që kanë nevojë dhe ata që vuajnë nga pasojat e luftës”, raporton agjencia e lajmeve AP.

    Shqipëria është krenare për harmoninë e saj ndërfetare, pasi popullata 3-milionëshe, me shumicë myslimane dhe komunitetet ortodokse dhe katolike jetojnë në tolerancë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark