×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Shqipëri ulen ndjeshëm rastet e reja të infekcionit me COVD-19

    Insajderi
    30 March 2021 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë ulur ndjeshëm rastet e reja, megjithëse duhet theksuar se janë kryer më pak testime se në ditët e shkuara. Nga 1893 testime kanë rezultuar pozitivë 285 qytetarë.

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 311 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 67 raste në Tiranë, 21 në Fier, 19 në Korçë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, 14 në Vlorë, nga 13 raste në Durrës, Gjirokastër, 11 në Berat, nga 7 raste në Lezhë, Lushnje, Sarandë, nga 6 raste në Kavajë, Mirditë, Peqin, nga 5 raste në Kurbin, Mallakastër, Vau i Dejës etj.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, të moshave 54- 83 vjeç.

    Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 124.419 raste pozitive, prej tyre 90.024 të shëruar, 32.179 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.216 persona.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark