Në shtetin fqinj konfirmohet rasti i parë me “Flurona” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në shtetin fqinj konfirmohet rasti i parë me “Flurona”

    Insajderi
    05 January 2022 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton opinionin se laboratori “Sinlab” i ka ofruar Institutit të Shëndetit Publik informacione për një rast të konfirmuar me “Fluron” (infeksion i kombinuar me virusin e gripit dhe koronavirus) te një pacient 26 vjeçar nga Komuna e Zajasit.

    Sipas anketës epidemiologjike, pacienti me infeksion Covid19/Influenza A, pak para datës 31.12.2021 është kthyer nga SHBA dhe sipas tij ka marrë një vaksinë për Covid 19, pra është rivaksinuar disa ditë para se të mbërrinte në RMV.

    Pacienti është dërguar për mjekim në shtëpi, pasi deri më tani nuk ka pasqyrë të rëndë klinike.

    Ndërkohë të dhënat e përditësuara të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1375 raste të reja me Covid-19 që është për 178 raste më shumë krahasuar me një ditë më parë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark