Në Skenderaj zbulohet shtatorja e Zahide Jasharit, nënës së heronjve Adem e Hamëz Jashari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Skenderaj zbulohet shtatorja e Zahide Jasharit, nënës së heronjve Adem e Hamëz Jashari

    Insajderi
    18 June 2025 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, sot është zbuluar shtatorja e Zahide Jasharit – nënës së heronjve Adem dhe Hamëz Jashari.

    Shtatorja, e realizuar nga skulptori i njohur Sabri Behramaj, paraqet figurën e nënës Zahide duke përkundur një fëmijë në djep – një simbolikë e fuqishme që përçon mesazhe të thella për jetën, dashurinë dhe lirinë.

    Vetë autori i veprës, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë emocionet dhe domethënien që mbart kjo skulpturë.

    “Zahide Jashari, nëna e një familjeje që u bë themel i lirisë së Kosovës. Figura e saj, duke përkundur një fëmijë në djep, na kujton se liria fillon aty ku lind jeta, në gjirin e nënës”, ka shkruar Behramaj.

    Ai ka potencuar se nënë Zahide përfaqëson një monument të gjallë të sakrificës dhe burrërisë së heshtur, një figurë që do të qëndrojë përjetësisht në vendlindjen e saj, në zemër të Drenicës, duke përkundur djepin e lirisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark