×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Slloveni numri i të infektuarve në rënie

    Insajderi
    17 December 2020 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Slloveni janë konfirmuar 1.642 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit dhe 43 persona të tjerë kanë vdekur nga efektet e COVID 19, njoftoi qeveria Sllovene, ndërsa numri javor i njerëzve të infektuar po bie për të pestën ditë me radhë.

    Janë kryer 6.350 teste, me 25.8 për qind të mostrave pozitive. Në 24 orët e fundit, kishte më pak raste të reja krahasuar me një ditë më parë, kur kishte 2.107 infeksione të reja.

    Dje janë konfirmuar 207 më pak infeksione sesa shtatë ditë më parë, dhe numri mesatar i infektuarve në bazë javore po bie për të pestën ditë me radhë, i cili është një trend pozitiv dhe inkurajues, ka thënë zëdhënësi i qeverisë për COVID-19 Jelko Kacin në një konferencë për medie.

    Ai konfirmoi se qeveria natën e kaluar ka zgjatur gjendjen e epidemisë për 30 ditë të tjera, siç pritej, dhe se ajo i siguron qeverisë bazë ligjore për rregullimin e masave të nevojshme.

    Qeveria nuk ka miratuar ende masa që do të jenë të vlefshme gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe do ta bëjë këtë këto ditë, tha Kacin.

    Aktualisht, 1.229 pacientë janë të shtruar nëpër spitale në Slloveni, rreth njëzet më pak se dje, ndërsa 208 pacientë të sëmurë rëndë janë në kujdes intensiv. Dje janë liruar nga spitalet 116 të shëruar, njoftoi të enjten ministria e shëndetësisë.

    Me infeksione të konfirmuara në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i infeksioneve të konfirmuara që nga fillimi i epidemisë në Slloveni është rritur në 102.043, nga të cilat 20.660 janë raste aktive. Që nga fillimi i epidemisë, gjithsej 2.233 njerëz kanë vdekur nga efektet e COVID 19./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark