Nxënësve të 12,000 shkollave në mbarë vendin do t’iu kërkohet që të mos i bëjnë detyrat në dy ditët e ardhshme.
Aleanca Spanjolle e Shoqatave të Prindërve, e cila ka thirrur protestën, argumenton se detyrat e shtëpisë janë të dëmshme për fëmijët, shkruan REL.
Në vitin 2012, një studim i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka gjetur se fëmijet dhe adoleshentët spanjollë kanë 6.5 orë detyra shtëpie në javë, krahasuar me një mesatare prej 4.9 orësh nga një grup prej 38 vendeve. /Insajderi.com