
Kombëtarja e Shqipërisë arriti një fitore të madhe në kualifikimet e Botërorit 2026, duke mposhtur Letoninë në “Air Albania” gjatë këtij muaji.
Në ndeshjen e luajtur më 9 shtator, kombëtarja shqiptare fitoi 1-0 me një gol të pjesës së parë, të shënuar nga Kristjan Asllani nga penalltia.
Pas ndeshjes, selektori i kombëtares, Sylvinho, pati disa fjalë për lojtarët e tij.
Ai iu drejtua atyre në “stilin e Guardiolës”, me plot motiv e pasion, duke i lavdëruar dhe falënderuar gjatë tërë kohës. Në veçanti, ai përmendi dyshen kosovare Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha, si dhe Marash Kumbullën.
Shqipëria muajin e ardhshëm luan ndeshjen më të rëndësishme të grupit, ndaj Serbisë më 11 tetor në Leskovc. Deri më tani, Shqipëria ka tetë pikë nga pesë ndeshje kualifikuese.