Një burrë i ka sulmuar fizikisht familjarët e tij në gjendje të dehur në Suharekë.
Sipas Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55.
I dyshuari nuk ka kanosur për herë të parë familjarët, ai ka ushtruar dhunë fizike vazhdimisht ndaj gruas së tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi