×
  • Lajme
  • Insajderi

    Në sy të kancelares, Rama sulmon Kurtin: Kosova bën teori konspiracioni për Open Balkan

    Insajderi
    14 September 2021 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka hedhur kunja në drejtim kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se Kosoba bën teori konspiracioni për Open Balkan.

    “Të 6 vendet nënshkruajnë marrëveshje për tregun e përbashkët rajonal. Është proces i ngatërruar. Shpesh herë një vend bëhet shkak që të gjithë të ngecin. Prandaj Open Ballkan është hapur jo për të përjashtuar njëri, por për të mos u varur nga vetot e njërit dhe teoritë e konspiracionit të tjetrit”, ka thënë Rama në konferencën e përbashkët me Merkelin.

    “Por duke ecur para duke pasur “roadmap” e procesit të Berlinit. Çfarë ka? 4 Liritë dhe investimet e fondit. Serbia nuk e pranonte lirinë e lirë të njerëzve, sepse kishte paragjykimin se ajo mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Kosova nuk e shfrytëzon këtë por rri dhe bën teori konspiracioni për Open Balkan”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    29 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark