Në Tanzani nuk lejohet që nënat e reja të shkollohen – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Në Tanzani nuk lejohet që nënat e reja të shkollohen

    Insajderi
    23 June 2017 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Tanzanisë John Magufuli duket se ka shkaktuar një ‘tërmet’ të vërtetë në rrjetet sociale pasi deklaroi se nxënëset që mbeten shtatzënë nuk duhet të lejohen të kthehen në shkollë.

    “Pasi mbetesh shtatzënë, ke marr fund”, paralajmëroi presidenti nxënësit në një miting të hënën

    Një ligj i miratuar në vitin 2002 lejon dëbimin e nxënësve shtatzënë, raporton “BBC”.

    Ligji thotë se vajzat mund të përjashtohen nga shkolla për “vepra penale kundër moralit” dhe “martesës”.

    Deklarata erdhi pasi një nxënëse i kërkoi lejë mësuesit të matematikës të dilte dhe të ushqente me gji fëmijën.

    Një peticion i ngritur në internet thotë se mbështetja e presidentit për ligjin e dëbimit që bën që shumë vajza të  diskriminohen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark