×
  • Lajme
  • Lajme

    Në tentativë për t’u arratisur drejt Anglisë, si policia arrestoi vrasësin e recepsionistit në Dhërmi, në aeroportin e Korfuzit

    Insajderi
    06 June 2024 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gerlad Shehu, autori kryesor i dyshuar për vrasjen e recepsionistit të një hoteli në Dhërmi u arrestuia në tentativë për t’u arratisur drejt Anglisë.

    Sipas gazetarit të Top Channel, Artur Bibe, policia e pikasi në momentin kur ai po merrte një biletë për në Londër.

    Ai tashmë ndodhet në policinë e Korfuzit, ndërsa pritet një urdhër për ta sjellë drejt vendit tonë.

    Si ndodhi ngjarja? 

    Një ngjarje e rëndë ndodhi në Dhërmi, ku recepsionisti i një hoteli është vrarë me armë zjarri pak minuta pas mesnatës, rreth orës 00:30.

    Viktima është Eraldo Nevruzi, 31-vjeç nga Tirana. Ndërsa autori është identifikuar si Gerald Shehu, nga Tepelena, banues në Angli. Shehu është bashkëpronar i hotelit ku ndodhi krimi.

    Sipas policisë, Shehu e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin  në një nga dhomat e hotelit dhe pasi ka zhdukur trupin, është arratisur drejt vendit fqinj, Greqisë. Ai dyshihet se doli nga hoteli rreth orës 01:00.

    Dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark