Sot një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë ku gruaja e përkatësisë maqedonase ka goditur me çekiç në kokë burrin e saj shqiptar.
Nga plagët e marra burri ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia momentalisht po kryen ekspertizën.
Pa Censurë mëson se gruaja 38 vjeçare e lindur në Prilep ka paraqitur vazhdimisht dhunën në polici nga bashkëshorti i saj 48 vjeçar shqiptar nga Tetova. Zënka e fundit ka qenë motivi i vrasjes, ku gruaja mes pl*agëve të shkaktuara nga bashkëshorti ka goditur të njëjtin me çekan duke e lënë pa shenja jete!