Një person, me inicialet E.S i moshës 30 vjeçar është ngjitur në një vinç pran ndërtimeve të stadiumit “Qemal Stafa”, në Tiranë duke kërcënuar se do të bëj vetëvrasje.
“Jam jetim, jam pa bukë! Qeveria më ka lënë rrugëve”, mësohet të jetë shprehur ai sipas dëshmitarëve, shkruan TopChanel.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur patrullat e Policisë së Tiranës dhe zjarrfikësit që kanë nisur negociatat me të riun.
Lartësia ku i riu është ngjitur është rreth 50 metra.
Ndërkaq mediat në Shqipëri shkruajnë se E.S ka frikë se do të dërgohet në vuajtje të dënimit me burg, pasi që ka të hapur një rast penal për ushtrim të dhunës ndaj babait të tij. /Insajderi.com