×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Në Tiranë u prezantuan projektet digjitale të edukimit nga Microsoft

    Insajderi
    07 December 2016 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Tiranë u mbajt konferenca e Transformimit Dixhital të Edukimit me rreth 190 institucione pjesëmarrëse, private, publike dhe të palëve të interesit në vend.

    Në këtë konferencë u prezantuan disa prej projekteve më të rëndësishme në edukim dhe IT të realizuara falë bashkëpunimeve gjithëpërfshirëse mes institucioneve publike dhe private për ekselencë në edukim në Shqipëri.

    Me këtë  u arrit projekti i konektivitetit në 20 shkolla në Shqipëri në të cilat më shumë se 15 mijë studentë kanë qasje në Wi-Fi dhe 60 shkolla pilot do të përfitojnë nga Office 365 dhe Intune.

    Kjo platformë e Office 365 do të ofrojë një komunikimi dhe bashkëpunimi mes studentëve dhe mësuesve shqiptarë falë aplikacioneve popullore dhe mjeteve të fuqishme që mundësojnë mënyra të reja të ndërveprimit, mësime interaktive dhe një proces mësimor individual, shkruan Pcworld.al

    Drejtori i Microsoft Albania, Sokol Havolli, tha se “Interneti ka ndryshuar mënyrën e komunikimit, punës dhe argëtimit dhe Microsoft i mundëson studentëve të rrisin dhe përmirësojmë aftësitë e tyre digjitale për revolucionin e katërt industrial”.

    Ndërsa Menaxherja e Microsoft për Evropën Juglindore, Michael Kogeler, tha se “Shqipëria duhet të bëjë shumë në avanësimin e teknologjisë”.

    Ndër tjerash ajo shtoi se: “transformimi i edukimit do të thotë të ndryshoj mënyrën sesi bota funksionon. 65% e studentëve në të ardhmen do të bëjnë punë që sot nuk ekzistojnë. Si do të kërkojnë një punë inekzistente? Për këtë duhet të edukojmë fëmijët në një mënyrë tjetër”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark