Në Turqi fillojnë punimet për urën më të gjatë në botë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Në Turqi fillojnë punimet për urën më të gjatë në botë

    Insajderi
    19 March 2017 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nisja e punimeve për atë që supozohet të jetë ura e varur më e gjatë në botë u shënua me një ceremoni pompoze në Turqi.

    Ura 3.7 kilometra është mbiquajtur “Canakkale 1915”, duke marrë emrin e vendit ku po ndërtohet.

    Në eventin madhështor, të zhvilluar buzë detit ishte i pranishëm dhe kryeministri turk Binali Yildirim. Ceremonia përkoi me përvjetorin e njërës prej fitoreve të fundit të perandorisë osmane.

    Nga përllogaritjet që bënte Yildirim në muajin tetor, rezulton se ndërtimi i kësaj ure do të ketë një kosto prej gati 10 miliardë lirash turke, apo 2.62 miliardë dollarësh.

    Konstruksioni i saj pritet të marrë e pakta pesë vjet. Turqia ka arritur të vënë në zbatim disa projekte ambicioze infrastrukture gjatë presidencës së Rexhep Tayp Erdogan, përfshirë këtu edhe përfundimin e urës më të gjerë të globit “Yavuz Sultan Selim”, gushtin e vitit të kaluar.

    Bëhet fjalë për një mega projekt, i cili imitonte stilin e urës së Bruklin në Nju Jork, është 1.4 km i gjatë dhe 59 metra i gjerë, e ka tetë korsi për makina.

    Fillimi i punimeve të urës së re vjen një muaj përpara referendumit mbi zgjerimin e fuqive të presidentit turk, ndërsa përfundimi i tyre llogaritet të ndodhë në 2023-shin, viti kur Turqia kremton 100-vjetorin e themelimit të Republikës moderne turke nga Mustafa Qemal Ataturku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark