Në Turqi shkarkohen mbi 100 gjyqtarë dhe avokatë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Në Turqi shkarkohen mbi 100 gjyqtarë dhe avokatë

    Insajderi
    06 May 2017 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    107 gjyqtarë dhe avokatë të tjerë janë shkarkuar në Turqi pasi qeveria vazhdon spastrimin e zyrtarëve të saj të mëparshëm, lidhur me tentativën për grusht shteti vitin e kaluar, njoftoi media shtetërore.

    Agjencia e lajmeve ”Anadoly Agency”, raportoi se  prokurorët e shtetit kanë kërkuar arrestimin e të dyshuarve sipas vendimit të Bordit të Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

    Rreth 4,238 gjyqtarë dhe avokatë, një e treta e numrit të përgjithshëm në vend janë shkarkuar pas grushtit të dështuar në korrik, ku qeveria ka fajësuar një predikues me banim në SHBA dhe ish-aleatin e Erdoganit, Fethullah Gulen.

    47,000 të dyshuar po hetohen dhe mbi 100,000 punonjës civil janë shkarkuar nga puna si pjesë e hetimit të gjerë të mbështetësve të dyshuar.

    Ndërkohë që Guleni mohon çdo përfshirje të tij në grushtin e shtetit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark