Festat e fundvitit në Kosovë shoqërohen me ardhjen e një pjese të konsiderueshme të mërgatës sonë nga jashtë, ky fakt është duke e shqetësuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.
Në një konferencë për media Kurti tha se ardhja e mërgimtarëve e rrit dukshëm mundësinë e ngritjes së rasteve.
“Së pari, festat e fundvitit në Kosovë shoqërohen me ardhjen e një pjese të konsiderueshme të mërgatës sonë nga jashtë. Ky shtim i përkohshëm i popullsisë në vendin tonë, bashkë me grumbullimet e shumta festive të fundvitit, e rrit dukshëm mundësinë e ngjarjeve supershpërndarëse, duke paraqitur rrezik të lartë për jetën dhe shëndetin jo vetëm të banorëve të Kosovës, por edhe të vetë mërgimtarëve”, tha Kurti./Gazeta Insajderi/