Në vend të Vuçiqit në Kosovë vjen Gjuriqi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në vend të Vuçiqit në Kosovë vjen Gjuriqi

    Insajderi
    29 March 2017 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pavarësisht vendimit të kryetarit të Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq që të mos vie sot në Kosovë, tubimi në kuadër të fushatës për president të Serbisë do të mbahet në Leposaviq dhe në vend të kryeministrit aktual serb do të vjen drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq dhe dy ish-ministra, Nikola Selakoviq dhe Bratislav Gashiq.

    Pas deklaratës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është e lejuar të qëndrojnë në Kosovë vetëm tre orë, ai ka vendosur që në tubimin që do të mbahet në Leposaviq, mos të flasë vetë, shkruan Radio KIM.

    Paraprakisht  autoritetet e Kosovës e ndaluan ardhjen e ministrave serbë, Nebojsha Stefanoviq dhe Aleksandar Vulin.

    Vuçiq, për herë të fundit e ka vizituar Kosovën një vit më parë, në kuadër të fushatëz parazgjedhore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark