"Në Vetëvendosje ka oportunist si Haki Abazi e Armend Muja e dogmatik si Salih Zyba" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    “Në Vetëvendosje ka oportunist si Haki Abazi e Armend Muja e dogmatik si Salih Zyba”

    Insajderi
    29 October 2021 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Partisë socialdemokrate, Zgjim Hyseni ka thënë se në Vetëvendosje ka dy lloje të figurave.

    Figura oportuniste dhe dogmatike. Në rastin e parë sipas Hysenit, Haki Abazi e Armend Muja dhe në rastin e dytë si Salih Zyba.

    “Sot në Lëvizjen Vetëvendosje i ke dy lloje të njerëzve, dy arketipe, dy lloje të figurave. Figura e parë është figura e opurtunistit e cila është e veshun me petkun e ekspertit, janë këta njerëzit që kanë ardhë dy-tri vitet e fundit kur e kanë pa mundësinë për pushtet. Nuk po du me përmend emra, besoj të gjithë e dinë kush janë ata edhe figura tjetër është e personit dogmatik, i cili është thjeshtë zbatues i verbër i asaj që thotë partia”, ka thënë Hyseni për Insajderin..

    Sipas Hysenit, Abazi e Muja e kanë shfrytëzuar situatën ndërsa Zyba bën çkado që thotë partia.

    “Këto dy figura i ki ose opurtunistin që ka ardhë aty thjeshtë pse e ka pa mundësinë me realizu interesa personale është një prej tyre Haki Abazi, një tjetër Armend Muja ose figura tjetër e dogmatikut që bën çka thotë partia, plotë të tillë kemi – p.sh Salih Zyba”, tha ai.

    Duke folur për rezultatin e dobët të Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale, Hyseni dikur pjesë e kësaj partie është shprehur se pajtohet me Kurtin kur thotë se ka mungesë të kuadrove, por që këtë gjë sipas tij e ka dashur vet Kurti.

    “Çka thuhet për dështimin total që e ka pësu Lëvizja Vetëvendosje është mungesa e kuadrove. Pra Kurti nuk paska njerëz të mirë dhe si rezultat kemi marrë këtë rezultat që e kemi marrë. Kjo është e vërtetë vetëm është kështu bash për shkak se Albin Kurti është që ka dashtë kështu”, tha ai.

    Gjatë kësaj interviste nënkryetari i PSD-së ka një përgjigje edhe për deklaratën e Kurtit ku është shprehur se nuk mund të bëhet krahasim mes zgjedhjeve parlamentare e lokale si dhe për atë se çka e pret VV pas 14 nëntorit, ku pritet të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

    Intervista e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark