Në Vlorë asnjë mjet lundrues në det, po kontrollohen për rregullsinë e dokumenteve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Vlorë asnjë mjet lundrues në det, po kontrollohen për rregullsinë e dokumenteve

    Insajderi
    05 August 2022 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asnjë mjet lundrues sot nuk ka dal në det. Drejtori i ri i drejtorisë së Kufirit të Vlorës Eduart Sulejmani është shprehur se asnjë mjet lundrues nuk do qarkullojë në ujërat e bregdetit te qarkut të Vlorës. Janë duke u kontrolluar të gjitha dokumentacionet e mjeteve lundruese kryesisht Gomone, Skafe por dhe ato pak Jet Sky se ( i kanë hequr fshehur) .

    Sulejmani është shprehur se mjetet lundruese që të lëvizin në det duhet të kenë një sërë dokumentesh, që nga ato të mjetit, licencë turistike, nipt të regjistruar në QKR, kontratë me zyrën e punës, të jenë të siguruar etj. Nëse do të mungojë qoftë dhe një dokument do të merren masa administrative  deri në bllokim të mjetit lundrues.

    Kontrollet kanë ardhur tre ditë pas ngjarjes tragjike në Himarë, ku në plazhin e Potamit, një vajzë 7-vjeçare u përplas me skaf nga polici Arjan Tase. Fatkeqësisht, vajza ndërroi jetë. Nga verifikimet rezultoi se tase nuk dispononte patentë për të drejtuar skafin e fuqisë së madhe që I mori jetën vogëlushes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Shqipëri/Rajon
    23 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark