Në Vlorë nis plazhi, vlonjatët: Nuk na kap asnjëherë gripi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Vlorë nis plazhi, vlonjatët: Nuk na kap asnjëherë gripi

    Insajderi
    15 February 2025 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëri – Moti me diell dhe temperaturat deri në 20 gradë Celsius të këtyre ditëve të dimrit, i ka kthyer vlonjatët e apasionuar pas notit më herët pranë detit.

    Mes të apasionuarve, është edhe një 68-vjeçar nga Fieri, që e frekuenton plazhin në këto ditë dimri, bashkë me gruan. Ai shprehet se edhe pse uji është i ftohtë, të notosh në këto temperatura i fal më shumë shëndet të mirë.

    Neve na pëlqen, na është bërë si adrenalinë kjo punë, sa herë është koha e mirë, këtu na ke. Nuk na kap as gripi, asgjë“, thotë ai.

    Çdo ditë buzë detit gjejmë edhe vlonjatin Gëzim Brahimaj.

    “Uji është shumë i mirë, pak i ftohtë. Kemi 12-13 vite që lahemi në dimër“, tregon ai.

    Temperaturat e larta të këtij fillim shkurti janë ideale edhe për një shëtitje përgjatë bregdetit.Top Channel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark