Në zonën 50 km/h voziti 137 km/h, këto janë dënimet që Policia ia shqiptoi shoferit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Në zonën 50 km/h voziti 137 km/h, këto janë dënimet që Policia ia shqiptoi shoferit

    Insajderi
    29 December 2022 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka bërë të ditur se kanë shqiptuar një dënim ndaj një drejtuesi të automjetit, pasi është identifikuar se ka lëvizur me shpejtësi prej 137 km/h, edhe pse kufizimi i shpejtësisë është deri në 50 km/h në rrugën Gjakovë-Prizren.

    Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit.

    Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës:

    Njësitet patrulluese në kuadër të stacionit Policor në Gjakovë, të mërkurën në orën 23:35 gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren), me anë të laserit për matjen e shpejtësisë kanë identifikuar një automjet i cili në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 137 km/h.

    Bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit.

    Stacioni Policor në Gjakovë do të vazhdon me marrjen e masave preventive dhe ndëshkuese në vazhdimësi ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor.

    Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe rregullat e komunikacionit rrugor në mënyrë që të jenë kontribuues aktiv në rritjen e sigurisë në rrugë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark