Në zonën 60 voziti me shpejtësi 154 km/h – shoferi në Gjakovë gjobitet me 300 euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në zonën 60 voziti me shpejtësi 154 km/h – shoferi në Gjakovë gjobitet me 300 euro

    Insajderi
    25 August 2025 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Gjakovë ka gjobitur një shofer me 300 euro, pasi i njëjti në zonën 60 km/h kishte zhvilluar shpejtësi 154 km/h.

    Ndaj tij gjithashtu policia ka shqiptuar masë mbrojtëse duke iu ndaluar patentë-shoferi për 3 muaj.

    Komunikata:

    Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ndalon shoferin që po voziste me shpejtësi mbi dyfishin e lejuar

    Më datë 24 gusht 2025, gjatë patrullimit me veturë inteligjente, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ka evidentuar një shkelje të rëndë të rregullave të komunikacionit. Në zonën me kufizim shpejtësie prej 60 km/h, një veturë është kapur duke lëvizur me shpejtësi prej 154 km/h.

    Përmes pajisjes me laser për matjen e shpejtësisë, patrulla ka arritur ta ndalojë automjetin dhe, duke u bazuar në duke u bazuar në ligjin për rregullat e trafikut ndaj kundërvajtësit është shqiptuar një gjobë në shumë prej 300 euro, ndërsa si masë mbrojtëse i është ndaluar patentë-shoferi për një periudhë prej tre (3) muajsh.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e qarkullimit rrugor. Ngasja e kujdesshme e automjetit është detyrim ligjor dhe moral – për sigurinë tuaj dhe të të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në trafik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark