Një aeroplan i kompanisë ajrore ruse, Aeroflot, është evakuuar mbrëmë në aeroportin e Gjenevës, ndërsa një shtats rus është arrestuar, pasi ka thënë se në aeroplan ndodhet një bombë, kanë njoftuar prorkurorët zviceranë.
Shtetasi rus i tha shitësit të biletave të kompanisë, pak kohë para ngritjes së aeroplanit, se në aeroplan gjendet një bombë. Kjo ka ndikuar që zyrtarët ta ndalin aeroplanin në aeroportin e Gjenevës dhe t’i evakuojnë të 115 udhëtarët.
Më vonë, pas kontrollit të policisë, aeroplani është lejuar të fluturoj nga aeroporti i Gjenevës.
Personi i cili ka bërë kërcënim të rrejshëm është arrestuar dhe ai më vonë ka pranuar se këtë e kishte bërë si shaka, kanë thënë prokurorët.