Në Zvicër punojnë 4 milionë e 965 mijë veta – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Në Zvicër punojnë 4 milionë e 965 mijë veta

    Insajderi
    23 May 2017 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i atyre që kanë një marrëdhënie pune në Zvicër, sërish ka rënë pak nën pesë milionë.

    Plot 4 milionë e 965 mijë veta llogariten si njerëz me çfarëdo marrëdhënie pune, që është 1 për qind më pak se në tremujorin e fundit të vitit 2016.

    Atëbotë numëroheshin 5.016 milionë sish dhe ishte hera e parë që kjo kategori kishte kaluar shifrën prej 5 milionësh.

    Numri i njerëzve në marrëdhënie pune, sipas konceptit zviceran dhe atij ë BE-së, ndryshon nga numri i të punësuarve. I pari nënkupton personat që kanë çfarëdo lloji të marrëdhënies së punës (edhe të pjesëshme) me ç`rast çdo vend pune llogaritet si një person, shkruan albinfo.ch.

    Këtu hyjnë edhe ata që janë në vijim të shkollës për zanat etj. Ndërsa numri i të punësuarve nënkupton vendet e punës që ata mbulojnë.

    Me gjithë rënien e vogël, edhe shifra prej 4.965 milionë është e treta më e lartë në historinë e deritashme të Zvicrës, bën të ditur Zyra Federale e Statistikës. Me fjalë tjera, vetëm në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2016 shifra qe ngjitur pak më lart. Nga ana tjetër, në krahasim me fillimin e vitit 2016, tash kemi një rritje prej 0.6 për qind.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark