Nedim Bajrami e ka regjistruar asistimin e parë këtë edicion në elitën e futbollit skocez. Reprezentuesi i Shqipërisë asistoi të dielën në barazimin 3:3 të Rangersit ndaj Hibernianit.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 22-të të elitës skoceze.
Bajrami dhuroi asistim të bukur nga afërsia te goli i dytë të cilin e shënoi Hamza Igamane në minutën e 19-të. 25-vjeçari Bajrami luajti deri në minutën e 70-të.
Bajrami në 25 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka kontribuar edhe me katër gola.
Ndërsa ka edhe një asistim tjetër në Kupën e Ligës së Skocisë. Rangersi ka 40 pikë dhe është në vendin e dytë. Dhjetë pikë më shumë i ka Celticu që është lider.
Hiberniani renditet në pozitën e shtatë me 26 pikë.