Nedim Bajrami pas fitores ndaj Letonisë: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Nedim Bajrami pas fitores ndaj Letonisë: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

    Insajderi
    09 September 2025 - 23:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, ka folur pas fitores së rëndësishme të Shqipërisë ndaj Letonisë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026. Kuqezinjtë triumfuan me rezultat 1:0 të martën mbrëma, falë golit të vetëm të shënuar nga Kristjan Asllani.

    Në prononcimin e tij pas ndeshjes, Bajrami theksoi rëndësinë e kësaj fitoreje për ecurinë e ekipit dhe shprehu përkushtimin për ndeshjen e radhës kundër Serbisë.

    “Do ta marrim këtë fitore për rrugën tonë. Për Kombëtare jam gjithnjë gati. Ky ishte shansi im, ndonëse nuk kam luajtur shumë së fundi. Besoj se e kam shfrytëzuar. Besoj se kemi bërë analizën e mirë. Jemi shumë të lumtur për fitoren. E rëndësishme të kthehemi nëpër klube, të fokusohemi atje”, u shpreh Bajrami.

    Ai gjithashtu e konsideroi përballjen e ardhshme me Serbinë si një ndeshje të madhe dhe theksoi se objektivi është fitorja.

    “Më pas të kthehemi në Kombëtare, të vetëdijshëm se kemi ndeshje të madhe. Do të synojmë të marrim tri pikë ndaj Serbisë”, shtoi ai.

    Shqipëria dhe Serbia kishin barazuar pa gola në takimin e parë të zhvilluar në Tiranë. Pas fitores ndaj Letonisë, kuqezinjtë janë ngjitur në vendin e dytë të Grupit K me tetë pikë nga pesë ndeshje, duke e lënë Serbinë në vendin e tretë me shtatë pikë nga katër ndeshje.

    Në krye të grupit ndodhet Anglia me 15 pikë të plota, ndërsa Letonia ka katër pikë dhe Andorra mbetet pa pikë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark