Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur sot Nehat Indrizin si kryesues të ri të këtij institucioni.
Nehat Idrizi është gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës në garë e ka mundur gjyqtaren Makifete Saliuka “me shumicë dërmuesve të votave.”
“Z. Idrizi shpalosi objektivat e veta përpara anëtarëve të Këshillit duke vënë në fokus përkushtimin e tij “për një gjyqësor të pavarur si dhe llogaridhënës, andaj, me qëllim të përmirësimit të planifikimit buxhetor për sistemin gjyqësor do të eliminoj mangësitë aktuale për të plotësuar të gjitha nevojat e sistemit gjyqësor”, thuhet në një komunikatë për media të dërguar nga Këshilli Gjyësor i Kosovës.
Mandati i kryesuesit të ri të KGJK-së fillon prej 9 marsit 2016 dhe është tre vjeçar. Idrizi në këtë post e ka zëvenësuar Enver Pecin./Insajderi