Mediet në Beograd raportojnë se drejtori i policisë për rajonin e Mitrovivës, Nehat Thaqi, ka dalë sot para Gjykatës Speciale në Beograd.
“Drejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehata Thaçi (40), i cili u arrestua nga policia serbe në fund të shtatorit në vendkalimin Konçul, do të dëgjohet sot në ora 11 në Gjykatën Speciale në Beograd”, shkruan Tanjug, duke u thirrur në burimet e veta, përcjellë telegrafi.
Nehat Thaqi ishte arrestuar me 29 shtator dhe i është caktuar masa e paraburgimit në burgun e Nishit për 31 ditë.