"Nën kërcënimin e armës i hyri në shtëpi dhe ...", ky është burri që dyshohet se dhunoi seksualisht një grua para bashkëjetuesit në Lipjan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nën kërcënimin e armës i hyri në shtëpi dhe …”, ky është burri që dyshohet se dhunoi seksualisht një grua para bashkëjetuesit në Lipjan

    Insajderi
    30 May 2025 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua në Lipjan dyshohet se është dhunuar seksualisht sot në Lipjan, brenda shtëpisë së saj.

    Dhunimi dyshohet se ka ndodhur nën kërcënimin e armës së ftohtë dhe në praninë e bashkëjetuesit.

    Lidhur me rastin, Sinjali raporton se i dyshuari është Afrim Sejfulla, rreth 65-vjeçar,i cili  ka hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës.

    I armatosur me një thikë dhe një çekan, Sejfulla ka kërcënuar çiftin dhe më pas e ka dhunuar seksualisht gruan në prani të bashkëjetuesit të saj, duke lënë pasoja të rënda psikologjike dhe fizike.

    Viktima ka kërkuar menjëherë ndihmë dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë rasti është raportuar në polici, ku kanë dalë njësitë relevante – Hetimet Rajonale, Forenzika Rajonale, ndërsa Prokurori për Krime të Rënda është vënë në dijeni të ngjarjes.

    Pas urdhrit të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe hetimet për veprën e dhunimit kanë nisur.

    Ky akt, sipas Kodit Penal të Kosovës, kategorizohet si krim i rëndë dhe dënohet me burgim afatgjatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark