Dy ministra të Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçla- ministër i Brendshëm dhe Elbert Krasniqi- ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë vizituar sot Mitrovicën veriore duke shijuar dhe një kafe me masa të rrepta të sigurisë, shkruan Gazeta Insajderi.
Pamjet që janë publikuar nga atje, shihet se si dy ministrat po e shijojnë kafen derisa rreth tyre po qëndrojnë pjesëtarë të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës.
Me pushke në dorë, këta policë kanë siguruar zonën përreth kafiterisë ku po qëndrojnë dy ministrat.
Pamjet janë publikuar nga kosovo-online.