Nën masa të rrepta sigurie Rama do ta vizitojë nesër Greqinë-kjo është arsyeja e vizitës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Nën masa të rrepta sigurie Rama do ta vizitojë nesër Greqinë-kjo është arsyeja e vizitës

    Insajderi
    11 May 2024 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë Greqinë.

    Ai atje do të zhvillojë takime me bashkëkombasit shqiptar.

    Sipas burimeve nga mediat në Athinë, Policia greke po merr masa shumë të rrepta sigurie për vizitën, e cila do të nisë rreth orës 9:00 të mëngjesit.

    Fjalimi i tij në Teatrin e Krishtlindjeve do të mbahet rreth orës 11:00, por Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, si dhe pritet të shpërndajë broshurat për marrëdhëniet dypalëshe.

    Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët e tij në Galatsi, ndërsa në orën 6.00-7.00 pasdite do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina.

    Rama ka bërë edhe një postim në llogarinë e tij personale në Facebook, ku fton shqiptarët që ndodhen në Athinë apo pranë Athinës të marrin pjesë në tubimin që do të mbajë në Galatsi.

    Në postimin e tij, Rama flet për një “moment të rëndësishëm krenarie për të gjithë shqiptarët në Greqi”.

    Ftesa shoqërohet me një vizual me Akropolin dhe flamujt e Shqipërisë dhe Greqisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark