Nën sfondin e këngë së Unikatilit "Ku i ke shoktë" - Basha ironizon me Ramën/VIDEO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nën sfondin e këngë së Unikatilit “Ku i ke shoktë” – Basha ironizon me Ramën/VIDEO

    Insajderi
    18 March 2025 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Partisë Demokratike Euroatlantike, Lulzim Basha, ka përdorur një moment ironie për të thumbuar kryeministrin Edi Rama. Basha ka postuar një video në të cilën shfaqet duke vozitur makinën dhe duke kënduar këngën e njohur të Unikatilit, “Ku i ke shokët?”.

    Me këtë postim, Basha ka ironizuar kryeministrin duke e pyetur se ku janë figura të njohura të Partisë Socialiste që janë aktualisht pas grilave.

    “O Rame, ku i ke shokët? Ku e ke Lalin? Ku e ke Benin? Ku e ke Terin? Ku e ke Lir Beqen?” shkruan Basha krahas videos, duke aluduar në emra të njohur të PS-së, të cilët për momentin ndodhen nën hetim ose të përfshirë në çështje ligjore.

    Ky reagim erdhi pas një videoje të publikuar nga Rama, e titulluar “Zgjimi i Lulit”, ku kryeministri e përqeshte Bashën.

    Rama e kishte thumbuar Bashën duke komentuar se ky i fundit ishte zgjuar më në fund, ndërsa kishte vendosur të hyjë në listën e mbyllur të Tiranës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark