Nëna e Astrit Deharit, Xhemilja, në një konferencë për media, ku është prezantuar instituti që do të hetojë vdekjen e aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, ka thënë se prokurori Sylë Hoxha u shpërblye për vrasjen e djalit të saj.
Ajo ka thënë se duan hetim të pavarur që të zbardhet vdekja e Astritit, por edhe të merret vesh për atë që i ndodhi Arbnor Deharit, djalit tjetër, që vdiq rreth tre vjet më parë.
“Sylë Hoxha u shpërblye për vrasjen e Astritit. Nga Prizreni ka ardhur në Prishtinë”.
“A vdiq Astriti? A u vra? A u vetëvra? Ata që u morën me të e dinë më mirë”.
“Nuk i kemi besuar hetimit të shtetit, pikë së pari pas rastit të Arbnorit. Pikë së dyti për arsye të deklaratave kontradiktore për rastin e Astritit. Nuk kanë pasur të drejtë të na i vrasin djemtë – shokët tonë, me të cilit kemi bashkëpunuar me bashkëshortin për 20 vjet”, tha Xhemile Dehari.