Nëna e Astrit Deharit: Dardan Molliqaj më erdhi në shtëpi, më tha se Astriti është vetëvrarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nëna e Astrit Deharit: Dardan Molliqaj më erdhi në shtëpi, më tha se Astriti është vetëvrarë

    Insajderi
    21 February 2023 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhemile Dehari, nëna e Astrit Deharit, ka thënë se Dardan Molliqaj, ka qenë i pari që i ka thënë në shtëpinë e saj se djali i saj ka bërë vetëvrasje.

    Ajo në lidhje telefonike në Rubikon, ka thënë se Molliqaj pak para se të dilte nga VV-ja i ka thënë se “ka dëgjuar se ai është vetëvra pasi kështu ka dëgjuar.

    “Dardani ka qenë i pari që ka ardhur në shtëpinë time që më ka thënë është vetëvrasje për Astritin, e pse po thotë tash nuk është vetëvrasje. Edhe disa muaj para se me dalë prej LVV-së, ka ardhur në shtëpi ka thënë ‘teta Xhemile kështu kam thënë se kështu e kam ni’. Vetë e ka përmendur. E di edhe rastin e Arbnorit kur është vra”, ka deklaruar ajo.

    Derisa, ditë më parë në një intervistë për Gazetën Insajderi, Molliqaj ka thënë se kurrë nuk e ka potencuar nëse ishte vrasje apo vetëvrasje vdekja e Deharit.

    “Unë asnjëherë, as kur kam qenë në Vetëvendosje dhe as pastaj nuk kam thënë që është vrasje apo vetëvrasje” – ka thënëa ai.

    Lexo edhe;


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark