Nëna e kandidates për deputete nga radhët e PDK-së, Aurora Berisha, ka ndarë një rrëfim emocionues për vajzën e saj, duke theksuar krenarinë dhe dashurinë që ndjen për të.
Ajo ka shprehur se si Aurora, që ka kaluar sfida të shumta në jetë, ka qenë gjithmonë mbështetje e fortë për familjen, duke u bërë një grua e dashur, punëtore dhe e vendosur.
“Si nënë nuk ka gëzim më të madh se të shikosh vajzën tënde të rritet në një grua të fort, të dashur dhe punëtore sic është Aurora. Ajo u ka sjellë gjithmonë vetëm dashuri dhe siguri dy motrave të saj prej kohës kur ishte e vogël”, ka thënë ajo.
“Pavarësisht se jeta na ka sjell shumë sfida Aurora ka qenë ajo që na ka mbajtur të fortë me mbështetjen e saj të pa lëkundur”.
Nëna e saj kujton me krenari momentet kur ajo ka kaluar netë të tëra duke studiuar dhe si e ka arritur suksesin, duke përfunduar fakultetin dhe masterin.
Aurora Berisha kandidon me numrin 68 në zgjedhjet e 9 shkurtit.