×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëna e Faton Hajrizit: S’jemi në dijeni si shkoi në Serbi, po i arrestojnë shokët me të cilët ka nejtë në vikend

    Insajderi
    22 July 2024 - 08:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Shtetit ia dorëzova 15-vjeçar, shteti e mbajti 23 vjet”, ka thënë Shehrije Hajrizi nëna e Faton Hajrizit, gjatë një interviste të dhënë së fundmi pas vrasjes së Fatonit në Serbi.

    Ajo ka deklaruar se tani po arrestohen personat me të cilët Hajrizi qëndronte në vikende.

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona që dyshohen se e kishte ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes nga burgu.

    Ajo ka shtuar se shteti nuk iu ka shprehur as edhe një ngushëllim.

    “Nuk ka ikur nga dhoma ime, apo banesa, por nga shteti. Asnjë shkrim, asnjë ngushëllim nuk na kanë bërë. Më e keqja është se personat me të cilët kanë nejtë në vikend janë duke i arrestuar. Shteti jonë”, ka thënë ajo.

    Më tutje ajo ka deklaruar se nuk kanë asnjë informacion sesi Faton Hajrizi ka shkuar në Serbi.

    “Ato si ka shkuar në Serbi, nuk kemi dijeni, as qysh ka ndodhur, as si ka shku, as qysh u hi, asgjë, absolut”, ka thënë ajo.

    Tutje, ajo ka folur për mënyrën sesi është trajtuar në burgje djali i saj.

    “E kam ditur si është trajtuar si 15-vjeçar në burgjet me të rënda, e kam ditur ku është mbajtur me njerëz me 30 vjet të dënuar 35. E kam ditur kur e kam parë të lidhur me zinxhir në tri vende”, ka thënë ajo për Euronews Albania.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark