Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi feston ditëlindjen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi feston ditëlindjen

    Insajderi
    03 August 2025 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëna Hyrë, e ëma e ish-presidentit Hashim Thaçi, feston sot ditëlindjen.

    Ani pse djalin e saj e ka larg në këtë ditë të veçantë për të, urimet ndaj Nënës Hyrë nuk i kursyen bashkëpartiakët e tij.

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar Nënën Hyrë në ditëlindjen e saj, duke thënë se ajo po e feston edhe një ditëlindje në gjirin familjar pa birin e saj i cili ndodhet në betejën e fundit për Kosovën, në mbrojtje të drejtës tonë për liri.

    “Nëna e liderit tonë të luftës dhe paqes, Hashim Thaçit, Nëna Hyrë e ka sot ditëlindjen. Ajo po e feston edhe një ditëlindje në gjirin familjar pa birin e saj i cili ndodhet në betejën e fundit për Kosovën, në mbrojtje të drejtës tonë për liri. Qofsh shekullore Nëna Hyrë!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark