
Egzona, nëna e katër fëmijëve nga Podujeva që u raportua e zhdukur, i është lajmëruar familjes mbrëmë.
Vëllai i saj, Albion Imeri, këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi
“Egzona është lajmëruar përmes qatij snapchati që na ka shkruar më herët, na ka treguar se është mirë, vendodhjen nuk e dijmë, se nuk na ka treguar dhe as me kënd është nuk na ka treguar”, ka thënë ai për Gazetën Insajderi.
Ai ka thënë se nuk ka treguar nëse do të kthehet apo jo, ndërsa për katër fëmijët e saj do të kujdeset.
“Po normal që do të vazhdoj që të kujdesem për ta”, ka thënë shkurt ai.
Gjithashtu ai tha se sipas informacioneve nga banorët ajo është në Kosovë, por ku nuk ka treguar as Egzona.
I pyetur se a ka shkuar me dëshirë, Imeri tha se po, kjo ka qenë dëshira e saj.