Nëna e la vetëm në shtëpi për të shkuar me pushime, ndërron jetë foshnja 16-muajshe! – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Nëna e la vetëm në shtëpi për të shkuar me pushime, ndërron jetë foshnja 16-muajshe!

    Insajderi
    27 June 2023 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cleveland të SHBA-së, ku një nënë e re e la fillikat në shtëpi vajzën e saj të vogël për të bërë disa ditë pushime në Porto Riko.

    Kristel Candelario, 31 vjeç, po përballet me një akuzë për vrasje pasi nuk u kujdes për foshnjën për më shumë se një javë.

    Sikur të mos mjaftonte veprimi, bëhet me dije se në deklaratën e nënës për policinë, ajo e pranon pa problem se e ka lënë vajzën 16-muajshe për 10 ditë në shtëpi, vetëm dhe pa mbikëqyrje.

    Një fqinj i 31-vjeçares ka deklaruar se kjo nuk ishte hera e parë që Candelario e linte fëmijën e saj vetëm në shtëpi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark