Nëna e Michael Jackson ngre padi ndaj nipit për abuzim - Insajderi
×
Kulturë

Nëna e Michael Jackson ngre padi ndaj nipit për abuzim

Insajderi
11 February 2017 - 16:25
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëna e Michael Jackson, Katherine pretendon se është abuzuar për vite me radhë nga nipi i saj, Trent Lamar Jackson. Katherine, e cila është 86-vjeçe, ka akuzuar Trent se është përpjekur ta manipulojë atë për kontrollin e financave të saj.

Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, të publikuara nga revista “People”, Katherine ka thënë se për shkak të abuzimit mendor, ajo ka arritur në një gjendje frike dhe ndihet mjaft konfuze, shkruan Top-channel.

“TMZ” raporton gjithashtu se Katherina akuzon Trent se ka qenë një tradhtar abuzues nga i cili duhet të fshihej për të folur me fëmijët e saj.

Katherina ka akuzuar nipin e saj për përdorimin e llogarive bankare dhe kartave të kreditit pa aprovimin e saj, ndërkohë që ka abuzuar me të psikologjikisht.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark