Nëna e re i dedikon një mesazh prekës gjinekologes Mimoza Gecaj-Berisha – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëna e re i dedikon një mesazh prekës gjinekologes Mimoza Gecaj-Berisha

    Insajderi
    02 April 2024 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjinekologia Mimoza Gecaj-Berisha ka pranuar një mesazh emocionues nga një paciente në Ditën Ndërkombëtare te Mjekut.

    Gecaj-Berisha është falënderuar nga një paciente për kujdesin ndaj saj gjatë shtatzënisë. Ajo ka shkruar se është shumë mirënjohëse ndaj mjekes, për shkak të gjendjes shëndetësore me të cilën ishte përballur.

    Gjinekologia ka thënë se kjo ishte dhurata më e mirë që pranoi në ditën e mjekut.

    “Dhurata më e mirë që kam pranuar dje në ditën botërore të mjekut! Jam shumë shumë e lumtur kur ju të nderuara kliente më vlerësoni punën dhe përkushtimin tim profesional dhe më besoni mua shëndetin tuaj. Ju falemnderit dhe ju jam mirënjohese të gjitha juve”, ka shkruar Gecaj-Berisha. /Gazeta Shneta/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark