“Nëna e të Gjitha Bombave” vret dhjetëra militantë të ISIS-it – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Nëna e të Gjitha Bombave” vret dhjetëra militantë të ISIS-it

    Insajderi
    14 April 2017 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarët afganë thonë se nga sulmi me bombën më të madhe joatomike të shfrytëzuar ndonjëherë në operacion luftarak nga ana e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, në kompleksin e tuneleve në pjesën lindore të Afganistanit, janë vrarë së paku 36 luftëtarë të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

    Kësaj bombe i ishte dhënë nofka Nëna e të Gjitha Bombave.

    Ministria e mbrojtjes e Afganistanit tha se nga ky sulm, po ashtu, janë shkatërruar disa shpella të IS-it dhe bunkerë të municionit.

    Numri i të vrarëve nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, por zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes, Daëlat Ëaziri, tha se civilët nuk janë dëmtuar në këtë sulm ajror, që ka shkaktuar shpërthim masiv.

    Në kumtesën e djeshme, ushtria amerikane tha se bomba e tipit, GBU-43/B, ishte hedhur në një kompleks të tuneleve, që shfrytëzohej nga luftëtarët e IS-it në qarkun Açin në Afganistan, afër kufirit me Pakistanin.

    Pentagoni tha se ky ishte përdorimi i parë luftarak i të gjitha kohërave i bombës e cila i përmbanë 11 tonelata eksploziv.(rel)

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark