Nëna e vdekur klinikisht prej katër muajsh lind foshnjën me peshë 2. 34 kg - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëna e vdekur klinikisht prej katër muajsh lind foshnjën me peshë 2. 34 kg

    Insajderi
    08 June 2016 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një foshnjë ka lindur në Portugali nga një grua, truri i së cilës ka qenë i pajetë prej 4 muajsh.

    Djali u lind me peshë 2,35 kg në një nga spitalet e Lisbonës.

    Nëna e tij u deklaruar e vdekur klinikisht më 20 shkurt të këtij viti pas një hemorragjie në tru, i cili doli jashtë funksioni dhe është e pamundur për ta shpëtuar.

    Vendimi për të vijuar me shtatzëninë ka ardhur vetëm pasi testet treguan se fetusi ishte i shëndetshëm dhe pasi babai ra dakord për ta lejuar këtë shtatzëni.

    Ky është një rast unik në Portugali, duke u shënuar edhe si një rasti më afat gjatë i qëndrimit të një fetusi brenda trupit të një gruaje të cilësuar si e “vdekur”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark