Nëna nën ndikimin e alkoolit përplas disa herë në tokë beben pesë muajshe, arrestohet nga Policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëna nën ndikimin e alkoolit përplas disa herë në tokë beben pesë muajshe, arrestohet nga Policia

    Insajderi
    14 March 2025 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një grua nën ndikimin e alkoolit e ka përplasur disa herë në tokë foshnjën e saj pesë muajshe.

    Forcat e policisë kanë ndërhyrë për ti marrë fëmijën dhe ajo ka kundërshtuar me forcë Policinë.

    Fëmija është shoqëruar në spital, dhe sipas tyre nuk ka pasur dëmtime, ndërkohë që po i bëjnë një skaner për të parë organet e brendshme, raporton Top Channel.

    Nëna e alkoolizuar është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje.

    Mësohet se ajo është e divorcuar nga bashkëshorti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark