Policia ka njoftuar se është arrestuar një grua në Mitrovicë pasi e njëjta kishte keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë ndaj fëmiut të saj.
Fëmia është strehuar nga Zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se e dyshuara është liruar në procedurë të rregulltë.
Raporti i plotë:
“Mitrovicë 02.06.2023 – 08:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë ndaj fëmiut të saj. Zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale kanë strehuar fëmiun në një strehimore familjare. E dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”.