Nëna pranon se ka vrarë 3 fëmijët e saj të mitur, dyshohet se u ndihmua nga djali 16-vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëna pranon se ka vrarë 3 fëmijët e saj të mitur, dyshohet se u ndihmua nga djali 16-vjeçar

    Insajderi
    10 May 2022 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nënë nga Kalifornia ka pranuar se ka vrarë 3 fëmijët e saj dhe dyshohet se në ndihmë i ka ardhur djali i saj 16-vjeçar.

    Angela Down Flores, 38 vjeç, i tha autoriteteve se vrau vajzën e saj Natalie, 12 vjeç, dhe djemtë e saj binjakë Nathan dhe Kevin 8 vjeç.

    Një natë para vrasjes ajo ishte dëgjuar duke bërtitur: Familja ime po më abuzon.

    Më pas ajo shkoi në oborrin e fqinjit të saj, hapi një bibël dhe ndezi një qiri.

    Fëmijët u gjetën pa jetë në banesë, pas një telefonate që sinjalizoi policinë.

    Mbetet e paqartë se cili është shkaku që e shtyu nënën të kryente krimin e rëndë.

    Fëmijët u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark